إعدادات العرض
Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur
Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur
Irbad ibn Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá اردو Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە Türkçe සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or नेपाली Malagasy Română Kinyarwanda বাংলা తెలుగు Bosanski Kurdî Lietuvių Oromoo മലയാളം Nederlands Soomaali Српски Deutsch Українська ಕನ್ನಡ Wolof Mooreالشرح
Profeti ﷺ i këshilloi shokët e tij me një këshillë drithëruese, prej së cilës zemrat u tronditën dhe sytë u përlotën. Atëherë ata i thanë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse!" Kjo, pasi panë se Profeti ﷺ i këshilloi drithërueshëm, prandaj kërkuan një porosi që t'i përmbahen asaj. Profeti ﷺ u tha: "Ju porosis që ta keni frikë Allahun e Lartmadhëruar, duke i kryer obligimet dhe duke i braktisur gjërat e ndaluara, të jeni të dëgjueshëm dhe të bindur, pra, ndaj prijësve, edhe nëse një rob bëhet prijës (i vendit) ose udhëheqës (për ndonjë çështje të veçantë), respektivisht edhe nëse njeriu më i ulët bëhet prijës për ju, mos u zbrapsni nga kjo dhe bindjuni atij, nga frika se ndodhin fitne (trazira e telashe), sepse kushdo nga ju që jeton do të shohë kundërshti të shumta. Pastaj ai ua shpjegoi atyre rrugën e daljes nga kjo kundërshti, pra, duke u kapur fort pas traditës së tij dhe traditës së kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas tij: Ebu Bekër Sidikut, Omer ibn Hatabit, Othman ibn Afanit dhe Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) dhe shtrëngimi i saj me dhëmballë. Me këtë kishte për qëllm të jemi të përpiktë duke u kapur fort për të. Po ashtu ua tërhoqi vërejtjen nga çështjet e shpikura dhe bidatet (risitë) në fe, sepse çdo bidat është devijim.فوائد الحديث
Rëndësia e të kapurit fort për traditën profetike (sunetin) dhe pasimi i saj.
Kujdesi për dhënien e këshillave dhe zbutjen e zemrave të të tjerëve.
Urdhri për ndjekjen e katër kalifëve të drejtë e të udhëzuar pas Profetit ﷺ, që janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Ndalimi i bidatit (risive) në fe dhe se të gjitha bidatet janë devijim.
Dëgjimi dhe bindja ndaj atyre që i kanë në dorë çështjet e muslimanëve (prijësit) bëhet në gjëra që nuk përbëjnë mëkatim (ndaj Allahut).
Rëndësia e frikës ndaj Allahut të Lartmadhëruar (devotshmërisë) në çdo kohë dhe në çdo gjendje.
Kundërshtitë do të ndodhin te muslimanët e, kur të ndodhin, duhet të kthehemi te tradita profetike dhe te tradita e kalifëve të drejtë.