Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)

Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

[Sahih] [Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se besa dhe besëlidhja ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, qofshin jobesimtarë, qofshin hipokritë, është namazi, e kushdo që e lë atë bën kufër.

فوائد الحديث

Rëndësia e madhe e namazit dhe se ai është dalluesi mes besimtarit dhe jobesimtarit.

Vendimet e Islamit vërtetohen nga ana e jashtme e njeriut, e jo nga ajo e brendshme.

التصنيفات

Zhvlerësuesit e Islamit, Kufri - mosbesimi, Detyrueshmëria e namazit dhe dispozita lidhur me atë që nuk e fal namazin