إعدادات العرض
Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe
Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti i Allahut ﷺ pothuajse nuk na mbante asnjë ligjëratë pa thënë: "Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
[حسن لغيره] [Transmeton Ahmedi]
الترجمة
العربية Tiếng Việt Indonesia Nederlands Kiswahili অসমীয়া English ગુજરાતી සිංහල Magyar ქართული Hausa Română ไทย Português मराठी ភាសាខ្មែរ دری አማርኛ বাংলা Kurdî Македонски Tagalog తెలుగు Українська ਪੰਜਾਬੀ മലയാളം Moore پښتو ಕನ್ನಡ Türkçe Bosanski हिन्दी فارسی Српскиالشرح
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ rrallëherë mbante ndonjë hutbe ose jepte ndonjë këshillë pa përmendur dy gjëra: Së pari: Nuk ka besim të plotë ai që tradhton amanetin ndaj kujtdo, qoftë në pasurinë, personin apo familjen e tij. Së dyti: Nuk ka fe të plotë ai që tradhton besëlidhjet dhe marrëveshjet dhe i shkel ato.فوائد الحديث
Nxitja për përmbushjen e amanetit dhe respektimin e besëlidhjeve, sepse shkelja e tyre e pakëson besimin.
Paralajmërimi nga tradhtia e amanetit dhe shkelja e besëlidhjeve, duke treguar se kjo është prej mëkateve të mëdha.
Hadithi përfshin ruajtjen e amanetit dhe besëlidhjes ndërmjet Allahut dhe robit të Tij, si edhe amanetit dhe besëlidhjes ndërmjet njerëzve.
التصنيفات
Virtytet e lavdëruara