“Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni…

“Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.”

Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se Profeti ﷺ ka thënë: “Një thirrës (në Xhenet) do të thërrasë: “Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni vështirësi kurrë.” Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Lartmadhëruar: “Dhe atyre do t'u thuhet: “Ky është Xheneti që ju është dhënë, për atë që keni punuar.” (El Araf, 43)

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka përmendur se një thirrës do t’i thërrasë banorët e Xhenetit, teksa ata janë duke i shijuar begatitë në të: "Ju, gjithnjë do të gëzoni shëndet e nuk do të sëmureni kurrë në Xhenet, sado e vogël të jetë sëmundja. Do të keni jetë të përhershme e nuk do të vdisni kurrë, as edhe gjumë nuk do të keni, i cili konsiderohet një vdekje e vogël. Do të keni rini të përhershme e nuk do të plakeni kurrë dhe do të begatoheni e nuk do të përjetoni pikëllim e as vështirësi kurrë. Ky është kuptimi i fjalës së Allahut të Lartmadhëruar: “Dhe atyre do t'u thuhet: “Ky është Xheneti që ju është dhënë, për atë që keni punuar.” (El Araf, 43)

فوائد الحديث

Pengesat më të mëdha të kënaqësisë së jetës në këtë botë, sado të ketë jetë luksoze, janë katër: sëmundja, vdekja, pleqëria dhe vuajtja e pikëllimi për shkak të frikës nga armiku, varfëria, lufta dhe të ngjashme. Banorët e Xhenetit janë të shpëtuar prej tyre, ndaj ata do të gëzojnë begatinë më të plotë.

Begatia e Xhenetit ndryshon nga ajo e kësaj bote, sepse begatia e Xhenetit nuk ka frikë brenda saj, ndërsa begatia e kësaj bote nuk është e përhershme dhe shoqërohet me dhimbje e sëmundje.

Inkurajimi për të bërë vepra të mira, me të cilat arrihet kënaqësia e Xhenetit.

التصنيفات

Përshkrimi i Xhenetit dhe i Xhehenemit