إعدادات العرض
“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português Nederlands Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Kiswahili پښتو മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Русский Svenska Moore Română Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Malagasy Kinyarwanda Српскиالشرح
Profeti ﷺ ndaloi dhe paralajmëroi kundër betimit në amanet (besë), duke thënë se kush e bën këtë, nuk është prej nesh.فوائد الحديث
Është e ndaluar të betohesh në dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar, dhe në këtë përfshihet edhe betimi në emër të amanetit (besës), sepse kjo konsiderohet vepër e shirkut të vogël.
Amaneti përfshin nënshtrimin, adhurimin, kaparin, pasurinë dhe sigurinë.
Betimi nuk është i vlefshëm dhe as detyrues, përveç nëse bëhet në emër të Allahut të Lartësuar ose në një nga emrat apo cilësitë e Tij.
Hatabiu ka thënë: "Mospëlqimi këtu ka të ngjarë të jetë i bazuar në urdhrin e tij, që betimi të bëhet vetëm në emër të Allahut dhe cilësive të Tij, ndërsa amaneti nuk është prej cilësive të Tij, por është një nga urdhrat e Tij dhe një prej gjërave që Ai i ka bërë obligim. Prandaj ata janë të ndaluar nga ky veprim, sepse kjo nënkupton barazimin e amanetit me emrat dhe cilësitë e Allahut të Lartmadhëruar."
التصنيفات
Shirku