إعدادات العرض
dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!)
dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!)
Nga Jahja ibën Umare el-Mazini përcillet se ka thënë: “Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili සිංහල Tiếng Việt Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు മലയാളം Lietuvių Српски ไทย Українська Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Wolofالشرح
Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shpjegoi mënyrën e abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!) duke marrë vetë abdes. Ai kërkoi t'i sillnin një enë të vogël me ujë. Ai e filloi abdesin me shuplakat e tij; e anoi enën nga njëra anë dhe hodhi ujë mbi shuplakat e tij dhe i lau ato tri herë jashtë enës. Pastaj ai e futi dorën në enë dhe mori tre grushta ujë dhe me secilin prej tyre shpëlau gojën dhe lau hundën. Pastaj ai mori ujë me grushta nga ena dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj mori përsëri ujë dhe lau duart deri te bërrylat, secilën nga dy herë. Mandej e futi dorën në enë dhe fërkoi kokën me të dyja duart; e nisi nga pjesa e përparme e kokës derisa arriti te pjesa e fillimit të qafës dhe më pas i ktheu duart aty ku e nisi në fillim. Pas kësaj lau këmbët bashkë me nyjat e këmbëve.فوائد الحديث
Sjellja dhe veprat e mësuesit janë mënyra më e shpejtë për të kuptuar dhe për të përvetësuar dijen. Në këtë bën pjesë dhe mësimi përmes praktikës.
Lejimi i larjes së disa gjymtyrëve tri herë dhe disa gjymtyrëve dy herë. Ndërsa larja një herë është e detyrueshme.
Obligimi i ruajtjes së radhës midis gjymtyrëve të abdesit siç është cekur në hadith.
Kufiri vertikal i fytyrës është; nga vendmbirja e zakonshme e flokëve e deri te pjesa e poshtme e mjekrës. Ndërsa horizontalisht është; nga njëri vesh te tjetri.
التصنيفات
Mënyra e abdesit