“A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

“A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “A doni t'ju tregoj për banorët e Xhenetit? Çdo i dobët e modest, i cili sikur të betohej në Allahun për diçka, Ai do t'ia çonte në vend betimin. A doni t'ju tregoj për banorët e Zjarrit? Çdo i vrazhdë, arrogant dhe mendjemadh.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Në këtë hadith Profeti ﷺ tregoi për disa cilësi të banorëve të Xhenetit dhe banorëve të Zjarrit. Shumica e banorëve të Xhenetit janë: “Çdo i dobët e modest”, domethënë ai që është i thjeshtë dhe i përulur ndaj Allahut të Lartësuar, që e ul veten para Tij, aq shumë, saqë disa njerëz mund ta shtypin dhe ta përçmojnë. Nëse ky person, që është i përulur ndaj Allahut, betohet në Allahun, Allahu do ta përmbushë betimin e tij, do ta bëjë të realizojë atë që kërkon dhe do t’i përgjigjet lutjes së tij. Shumica e banorëve të Zjarrit janë: Çdo "utul", domethënë i vrazhdë, arrogant, i egër në debat ose person i pamoralshëm që nuk bën asnjë të mirë; "xhevadh", domethënë njeri arrogant dhe i pangopur, që ka një trup të madh dhe ecën me një qëndrim mburravec, duke pasur sjellje të këqija; dhe "mustekbir", ai që refuzon të vërtetën dhe i shikon të tjerët me përçmim.

فوائد الحديث

Inkurajimi për t’u pajisur me cilësitë e banorëve të Xhenetit dhe paralajmërimi nga cilësitë e banorëve të Zjarrit.

Përulësia është ndaj Allahut të Lartësuar, ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij dhe nënshtrimi ndaj tyre. Ajo është gjithashtu ndaj njerëzve, duke mos u treguar mendjemadh ndaj tyre.

Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo do të thotë se këta janë shumica e banorëve të Xhenetit, dhe të tjerët janë shumica e banorëve të Zjarrit, por nuk do të thotë se ata përbëjnë të gjithë banorët e secilës palë."

التصنيفات

Jeta e amshuar