“A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?

“A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për një gjë, me të cilën Allahu jua fshin mëkatet dhe jua lartëson gradat?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - thanë të pranishmit. Ai tha: “Përsosja e abdesit në kohë vështirësie, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit, kjo konsiderohet "ribat" (qëndrim në gatishmëri ushtarake nëpër kufij).”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ i pyeti shokët e tij nëse dëshironin që t'u tregonte për vepra që do të ishin shkak për faljen e mëkateve dhe fshirjen e tyre nga regjistrat e melekëve shkrues, si dhe në ngritjen e pozitave të larta në Xhenet? Sahabët thanë: "Po, e duam një gjë të tillë." E para: plotësimi dhe përsosja e abdesit në raste vështirësie, si: i ftohti, mungesa e ujit, dhimbjet e trupit dhe uji i nxehtë. E dyta: hapat e shumtë për të shkuar në xhami, edhe nëse është larg. E treta: pritja e kohës së namazit, lidhja e zemrës me të, gatishmëria për të dhe ulja në xhami për të pritur namazin me xhemat, dhe qëndrimi pas faljes në vendin e tij për faljen e namazit tjetër. Pastaj Profeti ﷺ sqaroi se këto vepra janë gatishmëria e vërtetë, për shkak se ua mbyllin rrugët shejtanit që të sundojë mbi shpirtin, i mposhtin dëshirat e shfrenuara dhe e mbrojnë shpirtin nga cytjet, kështu që ushtria e Allahut i mund ushtarët e shejtanit përmes këtyre adhurimeve, e ky është xhihadi më i madh, andaj kjo konsiderohet si gjendje gatishmërie në kufi me armikun.

فوائد الحديث

Rëndësia e faljes së namazit me xhemat në xhami në mënyrë të rregullt, kushtimi i vëmendjes ndaj namazeve dhe mosneglizhimi i tyre.

Profeti ﷺ e parashtroi këtë çështje në mënyrë të bukur për t'i motivuar sahabët; ai e nisi bisedën me një shpërblim të madh, në formë pyetëse, e kjo është një nga mënyrat e mësimdhënies.

Dobia e parashtrimit të çështjes në formë pyetje-përgjigje është se fjala ka ndikim më të madh në shpirt.

Neveviu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Kjo është gatishmëria (ribat)" d.m.th. gatishmëria e lakmueshme dhe e pëlqyeshme. Fjala "ribat" nga ana gjuhësore ka kuptimin e lidhjes së diçkaje, e në këtë rast ajo merr kuptimin e lidhjes së vetes për të kryer këto adhurime. Thuhet se kjo është gatishmëria më e mirë bazuar në shprehjen "Xhihadi më i mië është xhihadi kundër vetes - unit." Mirëpo ka gjasa që Pejgamberi (paqja qoftë me të!) me fjalët " Kjo është gatishmëria (ribat)" të ketë pasur për qëllim që: kjo është një nga llojet e gatishmërisë që mund ta bëjë cilido.

Fjala "ribat" është përsëritur disa herë dhe ka ardhur në formë të shquar, për të treguar se këto vepra kanë një rëndësi të madhe.

التصنيفات

Vlera e punëve të mira