إعدادات العرض
“Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.”
“Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.”
Sulejman ibn Suredi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja me Profetin ﷺ, dy burra filluan të grindeshin (shaheshin) mes vete. Njërit prej tyre iu skuq fytyra dhe iu frynë damarët (nga zemërimi). Profeti ﷺ tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka kapluar. Sikur të thotë: “Eudhu bilahi mine shejtani (Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit!)”, do t'i kalojë kjo gjendje që e ka kapluar.” Andaj, personit në fjalë i thanë: “Profeti ﷺ po thotë të kërkosh mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit.” Ai tha: “Vallë, mos jam gjë i çmendur?”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tagalog Kurdî Kiswahili Português සිංහල Русский Nederlands Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી پښتو Hausa മലയാളം नेपाली ქართული Magyar తెలుగు Македонски Svenska ಕನ್ನಡ Moore Română Українська ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Wolof ភាសាខ្មែរ Malagasy Yorùbá Српски Lietuvių Kinyarwandaالشرح
Dy burra e shanë dhe e fyen njëri-tjetrin në praninë e Profetit ﷺ dhe fytyra e njërit prej tyre u skuq, ndërsa damarët rreth qafës së tij iu frynë. Profeti ﷺ tha: "Unë di një fjalë, që sikur ta thoshte ky i zemëruari, do t'i largohej zemërimi. Sikur të thoshte: "Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt shejtanit të mallkuar." Të pranishmit i thanë: Profeti ﷺ ka thënë: "Kërko mbrojtje tek Allahu nga shejtani!" Ai tha: "A jam unë i çmendur?! Mendoi se nuk kërkon mbrojtje që të ruhet nga shejtani askush, veçse ai që është i çmendur."فوائد الحديث
Kujdesi i Profetit ﷺ për të udhëzuar dhe këshilluar të tjerët, sa herë që paraqitej arsyeja për këtë.
Zemërimi është prej shejtanit.
Urdhri për të kërkuar mbrojtje tek Allahu nga shejtani kur je i zemëruar, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: "Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbrojtje tek Allahu..." (El Fusilet, 36)
Paralajmërimi kundër sharjes dhe mallkimit, si dhe largimi prej tyre, ngase ato çojnë në armiqësi mes njerëzve.
Përcjellja e këshillës atij që nuk e ka dëgjuar, në mënyrë që të përfitojë prej asaj që përmban ajo.
Profeti ﷺ ka paralajmëruar kundër zemërimit, sepse ai shtyn drejt së keqes dhe nxitimit të tepruar. Profeti ﷺ zemërohej, vetëm atëherë kur shkeleshin kufijtë e Allahut të Lartësuar, e në fakt ky është zemërim i lavdëruar.
Për fjalën "A jam unë i çmendur?", Neveviu ka thënë: "Është e mundur se ai që e tha këtë, të ketë qenë prej hipokritëve ose prej beduinëve të vrazhdë."
