një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Është përmendur në prani të Profetit ﷺ një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes, derisa ka lindur dielli, kështu që nuk ishte zgjuar për ta falur namazin e obliguar (të sabahut). Kësisoj Profeti ﷺ tha: Ai është një njeri, në veshin e të cilit ka urinuar shejtani.

فوائد الحديث

Lënia e namazit të natës është e papëlqyer, dhe shejtani është shkaktar i kësaj.

Ruaju nga shejtani, i cili i zë pritë njeriut në çdo rrugë, për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Ibn Haxheri ka thënë: "Fjala e tij: "...e nuk është ngritur për namaz" nënkupton ose namazin e natës, ose namazin farz (të obliguar)."

Tībiu ka thënë: "Profeti ﷺ i përmendi posaçërisht veshët, edhe pse sytë do të ishin më të përshtatshëm në kontekstin e gjumit, për të treguar se gjumi ishte i rëndë. Veshët lidhen më shumë me vëmendjen. Ai e përmendi gjithashtu urinën, sepse ajo depërton lehtë dhe shpejt në zgavra dhe vena, duke i prekur kështu të gjithë gjymtyrët me plogështi."

التصنيفات

Detyrueshmëria e faljes së namazit dhe dispozita për lënësin e namazit