إعدادات العرض
“Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.”
“Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.”
Ma'dan ibn Ebu Talha Jameriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Hausa Kurdî Kiswahili Português தமிழ் دری অসমীয়া Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands తెలుగు پښتو Soomaali Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ është pyetur për veprat që janë shkak për hyrjen në Xhenet ose për veprat që janë më të dashura për Allahun. Ai ﷺ i tha pyetësit: "Bëj sa më shumë sexhde në namaz, se, sa herë që t'i bësh sexhde Allahut, Ai të ngre një shkallë për shkak të saj dhe të fal një mëkat."فوائد الحديث
Inkurajimi i muslimanit që të jetë i zellshëm në faljen e namazeve të detyrueshme dhe vullnetare, sepse namazet përmbajnë në vetvete sexhdet.
Ky hadith nxjerr në pah përceptimin dhe dijen e sahabëve se Xheneti nuk mund të arrihet, - pas mëshirës së Allahut, - përveçse me punë.
Sexhdja në namaz është nga shkaqet më të mëdha për ngritjen e shkallëve (në Xhenet) dhe faljen e mëkateve.
التصنيفات
Vlera e namazit