إعدادات العرض
1- Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë
2- “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”
3- “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut
4- Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram
5- Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës
6- Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - u përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Profeti ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.”
7- I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani
8- “Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?!
9- Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës
10- O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!