إعدادات العرض
Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram
Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: "Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet?" I Dërguari tha: "Po." Ai tha: "Betohem për Allahun se nuk do të shtoj asgjë."
الترجمة
العربية Kurdî English Kiswahili Español اردو Português বাংলা Bahasa Indonesia فارسی தமிழ் हिन्दी සිංහල Tiếng Việt മലയാളം Русский မြန်မာ ไทย پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Türkçe Bosanski Hausa తెలుగు دری Ελληνικά Azərbaycan Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy or Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Moore Oromoo Wolof Tagalog Soomaali Français Українська bm Deutsch ქართული Македонски Magyar 中文الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.فوائد الحديث
Muslimani duhet t'i kushtojë rëndësi kryerjes së obligimeve dhe braktisjes së gjërave të ndaluara dhe qëllimi i tij duhet të jetë hyrja në Xhenet.
Rëndësia e kryerjes së asaj që është e lejuar e besimi se ajo është hallall dhe largimi nga ajo që është e ndaluar e besimi se ajo është haram.
Veprimi i obligmeve dhe braktisja e gjërave të ndaluara janë shkak për hyrjen në Xhenet.