إعدادات العرض
“Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut
“Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut
Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල Hausa ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Malagasy Български Українська Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që e fal sabahun është në mbrojtjen, ruajtjen dhe kujdesin e Allahut. Ai e mbron dhe e bën të ngadhënjejë. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër prishjes dhe zhvlerësimit të kësaj bese, qoftë duke braktisur namazin e sabahut, qoftë duke sulmuar namazfalësit. Kushdo që e bën këtë, e ka shkelur këtë mbrojtje dhe meriton kërcënim të rëndë, se Allahu do t'i kërkojë atij atë që ka lënë pas dore, e, kujtdo që Allahu ia kërkon këtë gjë, do ta dënojë atë, e pastaj do ta hedhë me fytyrë në Zjarr.فوائد الحديث
Sqarimi i rëndësisë dhe vlerës së namazit të sabahut.
Paralajmërimi i ashpër kundër atij që i bën keq atij që e ka falur sabahun.
Allahu i Lartësuar merr hak ndaj atyre që sulmojnë robërit e Tij të devotshëm.
التصنيفات
Vlera e namazit