إعدادات العرض
“Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”
“Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në namazin e xhumasë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë falje për gjynahet e bëra mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
ar bn bs en es fa fr id ru tl tr ur zh hi si ku ha pt ml te sw my de ja ps vi as sv cs gu yo nl ug ta prs bg ff hu kn ky lt or ro rw tg uz ak ne mos az wo om so uk bm km rn ka mk sr el am mgالشرح
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se pesë namazet e detyrueshme gjatë ditës dhe natës, namazi i xhumasë çdo javë dhe agjërimi i muajit Ramazan çdo vit janë shlyerje për gjynahet e vogla që ndodhin mes tyre, me kusht që të shmangen gjynahet e mëdha. Sa u përket gjynaheve të mëdha, si: kurvëria e konsumimi i alkoolit, ato i fshin vetëm pendimi.فوائد الحديث
Gjynahet ndahen në të mëdha dhe të vogla.
Shlyerja e gjynaheve të vogla është e kushtëzuar me shmangien e gjynaheve të mëdha.
Gjynahet e mëdha janë ato gjynahe për të cilat ka ndëshkim të paracaktuar fetar (ar. hadd) në këtë botë, ose për to ka kërcënim në botën tjetër me ndëshkim, ose zemërim (të Allahut), ose për to ka kërcënim e mallkim për vepruesin e tyre, si: kurvëria e konsumimi i alkoolit.