“Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?!

“Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?!

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke thënë: “Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?! Të pranishmit thanë: 'Nuk do të mbetej asnjë papastërti në trupin e tij!' Ai tha: 'Ky është dhe shembulli i namazeve me të cilat Allahu shlyen mëkatet.'”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) i përngjasoi pesë namazet e ditës dhe të natës në shlyerjen e mëkateve dhe gabimeve të vogla me një lumë që rrjedh para derës së shtëpisë së njeriut, ku ai lahet pesë herë në ditë dhe nga kjo në trupin e tij nuk mbetet asnjë papastërti.

فوائد الحديث

Kjo vlerë është specifike për shlyerjen e mëkateve të vogla. Ndërsa, për mëkate të mëdha duhet të pendohemi patjetër.

Vlera e faljes së pesë namazeve dhe kujdesi ndaj tyre, duke i plotësuar kushtet që janë para se futemi në namaz dhe kushtet që janë brenda në namaz dhe duke i kryer veprimet e detyrueshme dhe veprimet e pëlqyeshme.

التصنيفات

Vlera e namazit