إعدادات العرض
Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë…
Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës
Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) të thotë: "Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी Español Hausa Kurdî Português සිංහල Svenska ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá ئۇيغۇرچە Tiếng Việt Kiswahili پښتو অসমীয়া دری Кыргызча or Malagasy नेपाली Čeština Oromoo Română Nederlands Soomaali తెలుగు ไทย മലയാളം Српски Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Lietuvių Wolof ქართული Magyar Moore Українська Македонски Azərbaycanالشرح
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se muslimani, i cili kur hyn koha e namazit të detyrueshëm, merr abdes me përpikëri dhe më pas qëndron i përulur gjatë faljes së namazit, duke i pasur të gjitha gjymtyrët të përkushtuara dhe të përqendruara te madhështia e Allahut, dhe duke i plotësuar veprimet e namazit, si: rukunë, sexhden dhe veprimet e tjera, atëherë ky namaz i shlyen mëkatet e tij të vogla që ka bërë më herët, për sa kohë që nuk vepron ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është e vazhdueshme gjatë gjithë kohës dhe në çdo namaz.فوائد الحديث
Namazi, i cili i shlyen mëkatet është ai në të cilin njeriu merr abdes në mënyrë të përsosur dhe i kryen veprimet me përulje, duke synuar kënaqësinë e Allahut.
Vlera e vazhdimësisë në kryerjen e adhurimeve dhe se ato shërbejnë për faljen e mëkateve të vogla.
Vlera e përsosjes së abdesit dhe e përsosjes së veprimeve të namazit me përulje.
Rëndësia e shmangies së mëkateve të mëdha, për të përfituar falje për mëkatet e vogla.
Mëkatet e mëdha falen vetëm me anë të pendimit.
التصنيفات
Vlera e namazit