إعدادات العرض
“Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”
“Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”
Ebu Zuhejr Umare ibn Ruejbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Hausa Română മലയാളം Deutsch नेपाली ქართული Moore Magyar తెలుగు Кыргызча Svenska ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Македонски Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se askush, që e fal namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe i bën ato vazhdimisht, nuk do të hyjë në Zjarr. Ai i përmendi këto dy namaze, veçanërisht sepse janë namazet më të rënda, dhe sepse koha e sabahut është kur njeriu ndodhet në gjumë dhe shijon kënaqësinë e gjumit, ndërsa koha e ikindisë është kur njeriu është i angazhuar me punët e ditës dhe tregtinë e tij. Kështu që, ai që kujdeset dhe i fal vazhdimit këto dy namaze, edhe pse me vështirësi, do t'i ruajë dhe do të kujdeset edhe për namazet e tjera.فوائد الحديث
Vlera e namazit të sahabut dhe të ikindisë; duhet t'i falim në vazhdimësi.
Ai që i kryen këto dy namaze, zakonisht është i pastër nga dembelizmi, syefaqësia dhe e do adhurimin.
التصنيفات
Vlera e namazit