I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani

I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani

Nga Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani"

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Sahabiu Xherir ibn Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka dhënë besën Profetit (paqja qoftë mbi të!) se do të jetë monoteist, do të falë pesë namazet e detyrueshme të natës dhe të ditës, duke i plotësuar kushtet e tyre, gjërat e domosdoshme, gjërat e detyrueshme dhe gjërat që janë sunet në to. Si dhe se do të japë zekatin e detyrueshëm, i cili është adhurim monetar i detyrueshëm që i merret pasanikëve dhe i jepet nevojtarëve dhe të tjerëve që e meritojnë, si dhe se do të jetë i bindur ndaj udhëheqësve dhe dashamirës ndaj çdo muslimani, duke dëshiruar t'i sjellë dobi dhe t'i bëjë mirë dhe të largojë të keqen nga ai me fjalë dhe me vepra.

فوائد الحديث

Rëndësia e namazit dhe e zekatit, të cilët janë prej shtyllave të Islamit.

Rëndësia e dashamirësisë ndërmjet muslimanëve, saqë për këtë Profeti (paqja qoftë mbi të!) i mori besën sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).

التصنيفات

Vlera e namazit