إعدادات العرض
“Ai që i fal dy namazet e freskëta (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në Xhenet.”
“Ai që i fal dy namazet e freskëta (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në Xhenet.”
Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i fal dy namazet e freskëta (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në Xhenet.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Kiswahili Português دری অসমীয়া Svenska Yorùbá Кыргызча ગુજરાતી नेपाली Română മലയാളം Nederlands తెలుగు پښتو Soomaali Kinyarwanda ಕನ್ನಡ Српски Moore ქართული Čeština Magyar Українська Македонски Lietuvių Azərbaycan Wolof አማርኛ Malagasy Oromoo ไทย Deutsch मराठी ਪੰਜਾਬੀ ភាសាខ្មែរالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na ka inkurajuar të jemi të kujdesshëm në faljen e dy namazeve që falen në kohë të freskët, që janë: namazi i sabahut dhe i ikindisë, si dhe ka përgëzuar se, kushdo që i fal ato, duke i përmbushur rregullat e tyre, si: koha e saktë, falja me xhemat dhe rregulla të tjera, atëherë këto dy namaze do të jenë shkak që ai njeri të hyjë në Xhenet.فوائد الحديث
Vlera e kujdesit ndaj namazit të sabahut dhe të ikindisë, sepse sabahu është atëherë kur gjumi është i këndshëm, kurse ikindia është kur njeriu është i zënë me punë, kështu që, kushdo që kujdeset për këto dy namaze, e ka më të lehtë që të kujdeset dhe për namazet e tjera.
Namazi i sabahut dhe i ikindisë u quajtën "dy namazet e freskëta", sepse në namazin e sabahut gjendet freskia e natës, kurse në namazin e ikindisë gjendet freskia e ditës, edhe nëse ndodh që ky i fundit të jetë në kohë të nxehtë, mirëpo ajo kohë është më pak e nxehtë se koha para saj, ose këtu janë quajtur të dyja kohët të freskëta për shkak të bashkimit të tyre në një fjalë të vetme, siç thuhet kur bashkohet dielli dhe hëna në një fjalë të vetme: "Dy hënat"
التصنيفات
Vlera e namazit