إعدادات العرض
“Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe
“Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe. Kështu, ne vazhduam ta japim, derisa erdhi Muavi ibn Ebu Sufjani (nga Shami) për haxh a umre, e në atë rast u foli njerëzve nga minberi dhe, në mes tjerash, atyre u tha: “Mendoj se dy palë grushte nga ky grurë i Shamit është i barabartë me një saë hurme.” Pastaj njerëzit vepruan sipas kësaj (fjale të Muaviut). Ebu Seidi tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja për jetë, sa të jem gjallë.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska Oromoo Македонски ไทย Українська తెలుగు پښتو मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ Wolof नेपालीالشرح
Muslimanët në kohën e Profetit ﷺ dhe në kohën e kalifëve të drejtë e jepnin sadakanë e fitrit për secilin person, të vogël apo të madh, nga një saë ushqim. Ushqimi i tyre ishte elbi, stafidhet, djathi dhe hurmat. Një saë është i barabartë me katër mudd, dhe një mudd është sa dy grushta të një personi mesatar. Kur Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë si kalif dhe gruri i Shamit u bë i bollshëm, mbajti një fjalim dhe tha: "Unë shoh se dy mudd grurë nga Shami (gjysmë saë) janë të barabarta me një saë hurma." Pastaj njerëzit vepruan sipas kësaj (fjale të Muaviut). Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja në kohën e Profetit ﷺ për jetë sa të jem gjallë.”فوائد الحديث
Sqarimi se sasia e sadakasë së fitrit në kohën e Profetit ﷺ, ishte një saë ushqim, pa marrë parasysh llojin apo vlerën e tij.
Çdo lloj ushqimi që përdoret nga njerëzit është i vlefshëm për t’u dhënë si sadaka e fitrit; mirëpo, këto katër lloje u përmendën në mënyrë të veçantë, sepse ishin ushqimet bazë në kohën e Profetit ﷺ.
Nuk është e vlefshme që sadakaja e fitrit të jepet në formë parash në vend të ushqimit.
Duke komentuar Sahihun e Muslimit, Neveviu ka thënë: "Kur sahabët kanë mospajtime, mendimi i disave nuk është më i vlefshëm se i të tjerëve, prandaj duhet t’i referohemi argumenteve të tjera. Ne gjejmë se kuptimi i qartë i haditheve dhe analogjia pajtohen që kërkohet një saë i plotë grurë, ashtu si për llojet e tjera të ushqimit, dhe për rrjedhojë kjo duhet të merret parasysh."
Ibn Haxheri ka thënë: "Në hadithin e Ebu Seidit tregohet për përkushtimin e tij të rreptë ndaj traditave profetike dhe zbatimin e tyre, si dhe shmangien nga përdorimi i mendimit personal, kur ekziston tekst i qartë fetar. Sa i përket asaj që bëri Muaviu dhe pajtimit të njerëzve me të, kjo tregon lejueshmërinë e ixhtihadit (gjykimit fetar nga përpjekja e dijetarit), gjë që është e lavdëruar. Mirëpo, kur ekziston një tekst i qartë fetar, ixhtihadi nuk është i vlefshëm."
التصنيفات
Zekati i fitrit