I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit

I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i dashuri dhe shoku i tij, Profeti ﷺ, e këshilloi dhe i la amanet tri gjëra: E para: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji (hënor). E dyta: Faljen e dy rekateve të namazit të duhasë çdo ditë. E treta: Falja e vitrit para gjumit, për atë i cili frikësohet se nuk mund të zgjohet në fund të natës.

فوائد الحديث

Meqë këshillat e porositë e Profetit ﷺ drejtuar sahabëve ishin të ndryshme, kjo bazohej në dijen e tij ﷺ mbi gjendjet dhe rrethanat e sahabëve dhe në atë që i përshtatej secilit prej tyre. Për të fortin ishte i përshtatshëm xhihadi, për adhuruesin ishte i përshtatshëm adhurimi, për dijetarin ishte e përshtatshme dija, e kështu me radhë.

Ibn Haxher Askalaniu, rreth fjalës profetike: "Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji", shprehet: "Në aspektin e jashtëm, duket se për qëllim janë tri ditët e bardha, të cilat janë: dita e trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë e muajit hixhri (hënor)."

Ibn Haxher Askalaniu ka thënë: "Nga ky hadith përfitojmë se është e preferuar falja e vitrit para gjumit. Kjo vlen për atë që nuk është i sigurt se do të zgjohet."

Rëndësia e këtyre tri veprave qëndron në faktin se Profeti ﷺ i ka këshilluar disa prej sahabëve të tij me to.

Ibn Dekik Idi, rreth fjalës profetike: "... faljen e dy rekateve të duhasë," është shprehur: "Ndoshta e ka përmendur minimumin që mjafton për të përmbushur kryerjen e saj. Gjithashtu kjo tregon se falja e namazit të duhasë është e pëlqyer, dhe se më e pakta për këtë është dy rekate."

Koha e namazit të duhasë fillon rreth një çerek ore pas lindjes së diellit dhe zgjat afërsisht dhjetë minuta para namazit të drekës. Sa i përket numrit të rekateve, minimumi i tyre është dy rekate, ndërsa për maksimumin ka mendime të ndryshme: disa thonë se janë tetë rekate, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka kufi për numrin maksimal.

Koha e vitrit fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në agim. Minimumi i tij është një rekat, ndërsa maksimumi njëmbëdhjetë rekate.

التصنيفات

Agjërimi vullnetar