إعدادات العرض
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල অসমীয়া Kiswahili Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Svenska Кыргызча Română ಕನ್ನಡ Српски తెలుగు ქართული Moore Magyar Македонски Čeština Kinyarwanda Українська Lietuvių አማርኛ Wolof Azərbaycan Malagasy ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Deutsch ភាសាខ្មែរ Oromoo தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith vlerën e vajtjes herët në namazin e xhumasë. Hershmëria fillon nga lindja e diellit deri në ardhjen e imamit. Këto janë pesë çaste dhe ndahen në pesë pjesë sipas kohës ndërmjet lindjes së diellit derisa imami të hyjë dhe të ngjitet në minber për të mbajtur hutben: I pari: ai që pastrohet me gusël të plotë, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami për ta falur namazin e xhumasë në çastet e para, koniderohet sikur të ketë dhënë sadaka një deve. I dyti: ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një lopë. I treti: ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një dash me brirë. I katërti: ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një pulë. I pesti: ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikur të ketë dhënë sadaka një vezë. Kur imami të hipën në minber për ta mbajtur hutben, melekët që rrinë ulur te dyert ndalen së shkruari emrat e atyre që futen në xhami dhe shkojnë për ta dëgjuar hutben.فوائد الحديث
Inkurajimi për t'u pastruar para namazit të xhumasë, respektivisht para shkuarjes për në namaz.
Vlera e shkuarjes herët për në namazin e xhumasë në çastet e para të ditës.
Inkurajimi për të përshpejtuar drejt veprave të mira.
Melekët marrin pjesë në namazin e xhumasë dhe e mirëdëgjojnë hutben.
Melekët qëndrojnë në dyert e xhamive dhe i shkruajnë ata që venë në namazin e xhumasë, një nga një.
Ibn Rexhebi ka thënë: "Pjesa e hadithit: “Ai që pastrohet ditën e premte... dhe shkon në xhami” tregon se abdesi i rekomanduar për ditën e xhuma fillon me lindjen e agimit dhe përfundon me nisjen për në ditën e xhuma."
