إعدادات العرض
“Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë
“Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Atij që merr abdes mirë dhe shkon në xhuma, pastaj dëgjon (hutben) me vëmendje dhe hesht, do t'i falen mëkatet mes kësaj dhe xhumasë së kaluar, madje edhe tri ditë shtesë. Ndërkaq, ai që luan me guralecë, tashmë e ka humbur shpërblimin.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português සිංහල অসমীয়া Kiswahili Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands پښتو नेपाली മലയാളം Svenska Кыргызча Română ಕನ್ನಡ Српски తెలుగు ქართული Moore Magyar Македонски Čeština Українська Lietuvių Kinyarwanda Wolof Malagasy Azərbaycan ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ Deutsch دری አማርኛ ភាសាខ្មែរ Oromooالشرح
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se ai që merr abdes mirë duke i plotësuar shtyllat e tij dhe duke ndjekur sunetet dhe rregullat e tij, pastaj shkon për ta falur namazin e xhumasë e hesht dhe e dëgjon ligjëruesin; nuk flet biseda boshe, Allahu do t'ia falë mëkatet e vogla për dhjetë ditë, nga namazi i xhumasë deri në xhumanë e dytë dhe tri ditë shtesë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen që zemra të mos largohet nga këshillat që thuhen gjatë hutbes (ligjëratës së të premtes), duke luajtur me gjymtyrët e veta; duke i prekur guralecët dhe lloje të tjera të lojërave dhe angazhimit (me telefon etj). Ai që vepron kështu, e ka humbur shpërblimin, e ai që e ka humbur shpërblimin, nuk ka hise në shpërblimin e namazit të plotë të xhumasë.فوائد الحديث
Inkurajimi për marrjen e abdesit në mënyrë të përsosur dhe kujdesin për faljen e namazit të xhumasë.
Vlera e namazit të xhumasë.
Është obligim të heshtet gjatë hutbes së xhumasë dhe të mos preokupohemi e të mos angazhohemi me biseda a diça tjetër në llogari të saj.
Nëse dikush flet gjatë hutbes, e humb shpërblimin, ndërsa namazin e xhumasë e ka të vlefshëm dhe e ka hequr përgjegjësinë duke e kryer obligimin, megjithëse shpërblimin e ka të mangët.
التصنيفات
Vlera e namazit të xhumasë