إعدادات العرض
“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon
“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon
Semura ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili မြန်မာ Русский Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە தமிழ் ไทย دری Fulfulde Magyar ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली Oromoo Wolof Soomaali Български Українська Azərbaycan ქართული lnالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar janë katër: Subhanallah, që nënkupton lartësimin dhe dëlirësimin e Allahut të Lartësuar nga çdo mangësi. Elhamdulilah, që nënkupton përshkrimin e Allahut me të gjitha cilësitë e përsosurisë dhe plotësisë, duke e dashur dhe duke e madhëruar. La ilahe il-lallah, që nënkupton se nuk ka të adhuruar meritor pos Allahut. Allahu Ekber, që nënkupton se Allahu është më i çmuari, më madhështori dhe më krenari se çdo gjë tjetër. Mirësitë e tyre dhe marrja e shpërblimit, që rezulton kur të thuhen, nuk nënkupton të shqiptohen me renditje.فوائد الحديث
Feja është e lehtë, prandaj nuk prish punë se me cilën nga këto fjalë fillon.
التصنيفات
Dhikri i përgjithshëm