إعدادات العرض
Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet
Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Lutja që bëhet në mes të ezanit dhe të ikametit nuk refuzohet."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം Deutsch नेपाली Кыргызча ქართული Moore Magyar తెలుగు Svenska ಕನ್ನಡ አማርኛ Українська Македонски Kinyarwanda Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
Pejgamberi ﷺ në këtë hadith ka sqaruar vlerën e lutjes midis ezanit dhe ikametit, duke theksuar se ajo nuk refuzohet dhe është shumë e mundshme të pranohet. Prandaj, lutjuni Allahut në atë kohë.فوائد الحديث
Vlera e kësaj kohe për lutje.
Nëse lutësi përmbahet ndaj edukatës gjatë lutjes, zgjedh momentet dhe vendet e saj me vlerë, largohet nga mëkatet, ruan veten nga rënia në gjëra të dyshimta dhe ka mendim të mirë për Allahun, atëherë është e mundshme që t’i pranohet lutja, me lejen e Allahut.
Munaviu ka thënë për pranimin e lutjes: “Domethënë, pasi të plotësohen kushtet, shtyllat dhe edukata gjatë lutjes. Nëse ndonjë prej tyre mungon, atëherë le të fajësojë vetëm veten e tij.”
Pranimi i lutjes nënkupton: Ose lutja e tij i plotësohet menjëherë, ose largohet prej tij një e keqe e barasvlershme me të, ose ruhet për të në botën tjetër; e gjitha kjo sipas urtësisë dhe mëshirës së Allahut.
