“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej me fjalët: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua, nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë, nga zemërimi Yt i befasishëm dhe nga gjithë hidhërimi Yt!”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Profeti ﷺ kërkoi nga Allahu ta mbrojë nga katër çështje: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga humbja e begative të Tua", qofshin ato fetare apo të kësaj bote, si dhe të qëndroj i palëkundur në Islam dhe të shmang mëkatet që i largojnë begatitë. E dyta: "...nga largimi i shëndetit që ma ke dhënë" duke u kthyer në fatkeqësi; prandaj kërkoj prej Teje vazhdimësinë e mirëqenies dhe mbrojtjen nga dhembjet dhe sëmundjet. E treta: "...nga zemërimi Yt i befasishëm", qoftë fatkeqësi apo bela. Kur ndëshkimi dhe dënimi vjen papritur dhe befasishëm, nuk mbetet kohë për pendim dhe përmirësim, dhe goditja bëhet më e rëndë dhe më e vështirë. E katërta: "...dhe nga gjithë hidhërimi Yt" dhe të gjitha shkaqet që e sjellin hidhërimin; sepse ai me të cilin Ti hidhërohesh, ka dështuar dhe ka humbur. I Dërguari ﷺ e përmendi lutjen në formën shumës, në mënyrë që të përfshijë të gjitha shkaqet e hidhërimit të Allahut të Lartësuar, qoftë nga fjalët, veprat apo bindjet.

فوائد الحديث

Profeti ﷺ është i nevojshëm dhe i varfër për Allahun e Lartësuar.

Kjo lutje e bekuar kërkimbrojtëse përfshin udhëzimin për të falënderuar mirësitë dhe ruajtjen nga rënia në mëkate, sepse ato largojnë mirësitë.

Kujdesi për t'u larguar nga vendet që sjellin hidhërimin e Allahut të Lartësuar.

I Dërguari ﷺ kërkoi mbrojtje që Allahu ta ruajë nga ndëshkimi i Tij i befasishëm, sepse kur Ai e ndëshkon një rob, e kaplon një fatkeqësi që as vetë nuk mund ta shmangë dhe nuk mund ta largojë as përmes të gjithë krijesave, edhe sikur të bashkohen të gjithë.

I Dërguari ﷺ kërkoi mbrojtje që Allahu ta ruajë nga ndryshimi i mirëqenies së dhënë prej Allahut të Lartësuar, sepse kur Allahu e veçon një njeri me mirëqenie e Tij, ai fiton të mirat e të dy botëve. Nëse kjo i hiqet, atëherë goditet nga e keqja e të dy botëve, sepse mirëqenia sjell rregullimin e fesë dhe të kësaj bote.

التصنيفات

Duatë e përcjella nga Suneti