“Asnjë popull nuk ulet në ndonjë tubim ku nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate për Profetin e tyre, përveçse ai tubim do të jetë shkak pendimi për ta. Nëse do, Allahu i ndëshkon, e nëse do, i fal.”

“Asnjë popull nuk ulet në ndonjë tubim ku nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate për Profetin e tyre, përveçse ai tubim do të jetë shkak pendimi për ta. Nëse do, Allahu i ndëshkon, e nëse do, i fal.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Asnjë popull nuk ulet në ndonjë tubim ku nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate për Profetin e tyre, përveçse ai tubim do të jetë shkak pendimi për ta. Nëse do, Allahu i ndëshkon, e nëse do, i fal.”

[Ky hadith është sahih] [رواه أبو داود والترمذي والنسائي في الكبرى]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër shkujdesjes ndaj përmendjes së Allahut (dhikrit), duke thënë se asnjë grup njerëzish nuk ulet në ndonjë tubim ku nuk e përmendin Allahun e Lartësuar dhe nuk dërgojnë salavate për Profetin e Tij ﷺ, përveçse ai tubim do të jetë për ta burim pendimi, keqardhjeje, humbjeje dhe mangësie në Ditën e Gjykimit. Nëse Allahu do, i ndëshkon për mëkatet e tyre të shkuara dhe mangësitë e ardhshme, e nëse do, i fal ata nga mirësia dhe mëshira e Tij.

فوائد الحديث

Inkurajimi për dhikrin (përmendjen e Allahut) dhe theksimi i vlerës së tij.

Vlera e tubimeve në të cilat përmendet Allahu i Lartësuar dhe përmendet i Dërguari i Tij ﷺ dhe se tubimet në të cilat mungojnë këto, janë ogur i keq për pjesëmarrësit e tyre në Ditën e Gjykimit.

Paralajmërimi kundër neglizhencës ndaj përmendjes së Allahut nuk kufizohet vetëm në tubime, por përfshin edhe gjëra të tjera. Neveviu ka thënë: “Është e papëlqyeshme që dikush të ulet në ndonjë vend dhe të largohet prej tij pa e përmendur Allahun e Lartësuar aty.”

Pendimi që do ta përjetojnë në Ditën e Gjykimit është ose për shkak të humbjes së shpërblimit dhe të mirësive për mosshfrytëzimin e kohës në bindje ndaj Allahut, ose për shkak të përfitimit të mëkatit dhe të ndëshkimit për harxhimin e kohës në kundërshtim ndaj Tij.

Nëse ky paralajmërim është për pakujdesinë që vjen nga gjëra të lejueshme, atëherë çfarë të thuhet për tubimet e ndaluara, që përfshijnë përgojim, bartje fjalësh dhe ndalesa të tjera?!

التصنيفات

Dhikri i përgjithshëm