“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi

“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi, kurse më i urryeri prej jush tek unë dhe më i largëti nga unë në kuvend në Ditën e Gjykimit, janë llomotitësit, llafazanët dhe mutefejhikunët. Thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: "Mendjemëdhenjtë.”

[Sahih] [Transmeton Tirmidhiu]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtarët më të dashur tek ai në këtë botë dhe më të afërmit me të në kuvend në Ditën e Gjykimit janë më të moralshmit. Po ashtu, ai ka sqaruar se më të urryerit tek ai në këtë botë dhe më të largëtit nga ai në kuvend në Ditën e Gjykimit janë ata me moralin më të keq, llomotitësit. Ata që flasin shumë dhe pa nevojë, duke devijuar nga e vërteta. Llafazanët, -ata që zgjerohen në të folur për t’u dukur elokuentë dhe për ta madhëruar fjalën e tyre, pa kujdes dhe pa përmbajtje dhe mutefejhikunët. Ata thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: “Janë mendjemëdhenjtë, të cilët i përqeshin të tjerët, e zgjerojnë të folurin dhe ‘hapin gojën’ me të.”

فوائد الحديث

Morali i mirë është ndër shkaqet për të fituar dashurinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe për të qenë afër tij Ditën e Gjykimit, ndërsa morali i keq ka efektin e kundërt.

Morali i mirë është ndër mjetet që njerëzit ta duan njëri-tjetrin, ndërsa morali i keq ka ndikimin e kundërt.

Inkurajimi për të përvetësuar moral të mirë dhe për të qenë modestë, si dhe tërheqja e vërejtjes se duhet shmangur nga ashpërsia dhe shtirja.

Paralajmërim nga të folurit me teprim, mendjemadhësi, mburrje dhe shtirje.

التصنيفات

Virtytet e lavdëruara