إعدادات العرض
I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili
I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bujar, e bujaria e tij arrinte kulmin gjatë Ramazanit, kur e takonte Xhibrili. E takonte atë çdo natë Ramazani dhe e mësonte Kuranin me të. I Dërguari ﷺ në vepra të mira ka qenë më bujar sesa era që fryn (plot mirësi)."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Kurdî Português සිංහල Русский অসমীয়া Kiswahili Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands پښتو دری Hausa नेपाली മലയാളം Кыргызча Română Svenska Српски తెలుగు ქართული Moore Magyar Македонски Čeština ಕನ್ನಡ Українська Azərbaycan Kinyarwanda Wolof Malagasy ไทย मराठी ਪੰਜਾਬੀ አማርኛ ភាសាខ្មែរ Lietuvių Oromoo Deutschالشرح
Profeti ﷺ ishte njeriu më bujar, e bujaria e tij ishte kulmore gjatë muajit Ramazan, meqë e jepte atë që kërkohej për ata që kishin nevojë. Fakti se bujaria e tij ishte kulmore janë dy shkaqe: I pari: Takimi që e kishte me Xhibrilin (alejhi selam). I dyti: Mësimi i Kuranit së bashku, respektivisht leximi i tij përmendsh. Xhibrili (alejhi selam) i mësonte Profetit ﷺ çdo gjë që i qe shpallur nga Kurani, kësisoj i Dërguari i Allahut ﷺ ishte më bujar, më bamirës dhe veprues i hairit, dhe më i shpejtë për t'u sjellë dobi njerëzve sesa era e mirë që e dërgon Allahu me shi e mëshirë.فوائد الحديث
Sqarimi i bujarisë së Profetit ﷺ dhe se bujaria e tij ishte kulmore, veçanërisht në Ramazan, pasi është muaji i adhurimeve dhe sezon i veprave të mira.
Inkurajimi për të qenë bujar në çdo kohë dhe është e rekomandueshme që një gjë e tillë të shtohet gjatë muajit Ramazan.
Gjatë muajit Ramazan duhet të shtohet bujaria, dhënia, bamirësia e leximi i Kuranit.
Ndër shkaqet e ruajtjes së dijes është mësimi dhe përsëritja e saj së bashku me nxënësit e dijes dhe dijetarët.
