إعدادات العرض
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj…
“Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që e viziton një të sëmurë, të cilit ende nuk i ka ardhur exheli (momenti i vdekjes) dhe lutet për të shtatë herë: “Eselullahel adhim, rabel arshil adhimi en jeshfijeke - E lus Allahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të Madh, të të shërojë!", Allahu do ta shërojë prej asaj sëmundje."
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी සිංහල Hausa Kurdî Português Kiswahili অসমীয়া Tiếng Việt ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ไทย Македонски తెలుగు मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری አማርኛ Malagasy Українська ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ پښتو Svenska Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na ka treguar se nuk ka ndonjë musliman, që viziton një musliman tjetër në sëmundjen e tij, në të cilën ende nuk i ka ardhur koha e vdekjes, e pastaj vizitori lutet për të sëmurin duke thënë: “E lus Allahun e Madhërishëm", i Cili është i tillë në Veten e Tij, cilësitë dhe veprat e Tij, "Zotin e Arshit të Madh, që të të shërojë”, dhe e përsërit këtë shtatë herë, veçse Allahu e shëron nga ajo sëmundje.فوائد الحديث
Pëlqehet që kjo lutje t'i thuhet të sëmurit dhe përsëritja e saj shtatë herë.
Realizimi i shërimit, për atë pranë të cilit thuhet kjo lutje, arrihet me lejen e Allahut të Lartësuar, nëse ajo thuhet me sinqeritet dhe devotshmëri.
Kjo lutje mund të thuhet në heshtje ose me zë, dhe të dyja janë të lejuara, por nëse e thotë me zë, që i sëmuri ta dëgjojë, kjo është më e përshtatshme dhe më e mirë, sepse kështu futet gëzimi te i sëmuri.
التصنيفات
Rukjeja sheriatike