إعدادات العرض
“Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish
“Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete.”
[Hadith hasen] [E shënon Tirmidhiu]
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Hausa دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Tagalog Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo musliman që lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një shpërblim, i cili shtohet dhjetëfish. Pastaj këtë gjë e sqaroi me fjalën e tij: "Nuk them se elifi, lami dhe mimi janë një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami një shkronjë dhe mimi shkronjë më vete”, pra këto tri shkronja janë të barabarta me tridhjetë të mira.فوائد الحديث
Inkurajimi për të lexuar Kuranin shpesh.
Lexuesi për çdo shkronjë që e lexon, do të marrë nga një të mirë të shumëfishuar dhjetëfish.
Mëshira dhe bujaria e gjerë e Allahut, meqë në saje të mirësisë dhe bujarisë së Tij robit ia shumëfishon shpërblimin.
Epërsia e Kuranit kundrejt fjalëve të tjera dhe adhurimi i Allahut përmes leximit të tij. Kjo, se ai është fjala e Allahut të Lartësuar.