“Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

“Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Teksa po ktheheshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Meka në Medinë, kaluam pranë ujit përgjatë rrugës. Në kohën e ikindisë, një pjesë e njerëzve nxituan dhe morën abdes me nguti. Kur arritëm tek ata, pamë se thembrat i kishin pasur të terura dhe nuk ua kishte përshkuar uji. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ udhëtoi nga Meka në Medinë së bashku me shokët e tij dhe gjatë rrugës gjetën ujë. Disa sahabë nxituan për të marrë abdes për namazin e ikindisë, aq sa themrat e tyre dukeshin se janë të teruara dhe nuk i kishte përshkuar uji, me ç'rast Profeti ﷺ tha: "Do të ketë dënim dhe shkatërrim në Zjarr për ata që tregohen të mangët teksa i lajnë këmbët e tyre kur marrin abdes", kështu që i urdhëroi që të marrin abdes sipas rregullave dhe ta përsosin atë.

فوائد الحديث

Është obligim larja e këmbëve gjatë abdesit, se, nëse fshirja do të ishte e lejuar, ai që e lë thembrën pa larë, nuk do të kërcënohej me Zjarr.

Është obligim të përfshihen me ujë të gjitha pjesët që janë të parapara për t'u larë, kështu që kushdo që me dashje ose nga pakujdesia lë një pjesë të vogël të asaj që është obligim për t'u pastruar, namazi i tij nuk është i vlefshëm.

Rëndësia e mësimit dhe udhëzimit të të paditurit.

Dijetari ndalon dhe tërheq vërejtjen në mënyrë të duhur, nëse sheh se obligimet ose veprat e pëlqyeshme po lihen pas dore.

Muhamed Ishak Dehleviu ka thënë: "Përsosja e avdesit është trellojëshe: (1) e detyrueshme (farz), që është larja duke e përfshirë tërësisht vendin një herë, (2) sunet, që është larja e gjymtyrëve nga tri herë, dhe (3) e pëlqyeshme, që është larja e gjymtyrëve nga tri herë dhe duke i larë ato edhe më shumë se ç'është e përcaktuar.

التصنيفات

Mënyra e abdesit