إعدادات العرض
Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit
Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Hasani dhe Husejni janë zotërinjtë e të rinjve të Xhenetit."
الترجمة
العربية Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский 中文 हिन्दी اردو Hausa Kurdî Português Nederlands Tiếng Việt অসমীয়া ગુજરાતી Kiswahili پښتو සිංහල Tagalog മലയാളം नेपाली Magyar ქართული తెలుగు Македонски Svenska Moore Română ไทย Українська मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Türkçe አማርኛ বাংলা Wolof ភាសាខ្មែរ ಕನ್ನಡ Malagasy Kinyarwanda Српскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy nipërit e tij, Hasani dhe Husejni, djemtë e Ali ibn Ebu Talibit dhe Fatimes, vajzës së Profetit ﷺ, janë zotërinjtë e atyre që vdesin të rinj dhe hyjnë në Xhenet për nga virtyti, ose janë zotërit e të rinjve të Xhenetit, përveç pejgamberëve dhe halifëve të drejtë.فوائد الحديث
Kjo tregon qartë vlerën e Hasanit dhe Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Është thënë në lidhje me domethënien e hadithit:
Në kohën kur është thënë hadithi, ata ishin zotërinjtë e të rinjve që ishin prej banorëve të Xhenetit nga të rinjtë e asaj kohe. Ose, ata janë më të dalluar se ata për të cilët nuk është vërtetuar një përparësi e përgjithshme, si ajo që është vërtetuar për pejgamberët dhe halifët. Ose, ata janë zotërinjtë e atyre që zotërojnë cilësitë e rinisë dhe burrërisë, si trimëria, bujaria dhe guximi, dhe nuk i referohet moshës së re, sepse Hasani dhe Husejni të dy vdiqën në moshë të mesme.
