“A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit

“A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A doni t'ju tregoj për Dexhalin diçka që asnjë pejgamber nuk ia ka treguar popullit të vet? Ai është i verbër në njërin sy dhe ka me vete diçka që i ngjason Xhenetit dhe Zjarrit. Ajo, për të cilën thotë se është Xheneti, në realitet është Zjarri. Po ju paralajmëroj për të (Dexhalin) ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith u tregoi shokëve të tij për Dexhalin, karakteristikat dhe shenjat e tij, gjëra që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte treguar. Ndër këto gjëra janë: Ai është i verbër në njërin sy. Allahu do t'ia mundësojë që të ketë me vete diçka që i ngjason xhenetit dhe zjarrit, sipas asaj që shihet me sy. Por, xheneti i tij është zjarr dhe zjarri i tij është xhenet. Kushdo që i bindet, do ta fusë në këtë xhenet, sipas asaj që shohin njerëzit, por ai në fakt është zjarr i përcëllues, sikundër që, kushdo që nuk i bindet, do të futet në zjarr, sipas asaj që shohin njerëzit, por, në fakt, është xhenet i këndshëm. Pastaj Profeti ﷺ na tërhoqi vërejtjen nga sprova e Dexhalit, ashtu siç pati bërë Nuhu me popullin e vet.

فوائد الحديث

Sprova e Dexhalit është e madhe.

Shpëtimi nga sprova e Dexhalit arrihet me besim të sinqertë, duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar, duke kërkuar mbrojtjen e Allahut kundër tij në teshehudin e fundit (në namaz) dhe duke i mësuar përmendësh dhjetë ajete nga fillimi i sures Kehf.

Interesimi dhe kujdesi i madh i Profetit ﷺ për umetin e tij duke u sqaruar muslimanëve karakteristika të Dexhalit, që asnjë pejgamber para tij nuk i kishte sqaruar.

التصنيفات

Besimi në Ditën e Gjykimit, Shenjat e Kiametit, Mëshira e Profetit Muhamed ﷺ