Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit

Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."

[Hasen] [Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi]

الشرح

Profeti ﷺ e udhëzoi atë që vjen në një tubim, ku njerëzit janë ulur, që t'i përshëndesë me selam. Po kështu, kur dëshiron të largohet, duhet t'i përshëndesë përsëri me selam si përshëndetje lamtumire, sepse përshëndetja në ardhje nuk është më e rëndësishme se përshëndetja në largim.

فوائد الحديث

Ky hadith nxit përhapjen e selamit.

Ai gjithashtu nxit që njerëzit në një tubim të përshëndeten me selam si në ardhje, ashtu edhe në largim.

التصنيفات

Rregullat e selamit dhe kërkimit të lejes