“Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti

“Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do t'i ndiqni traditat e atyre që ishin para jush: pëllëmbë për pëllëmbe, e kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ju do t'i ndiqnit.” Ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën se do t'i ndjekim hebrenjtë dhe të krishterët?" Ai tha: “E kë tjetër?”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith na tegon se si do të jetë gjendja e disa pjesëtarëve të umetit të tij pas vdekjes së tij, të cilët do të ndjekin rrugën e hebrenjve dhe të krishterëve në besimet, veprimet, zakonet dhe traditat e tyre, duke i ndjekur me shumë kujdes, pëllëmbë për pëllëmbe, kut për kuti. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, ata do të hynin pas tyre.

فوائد الحديث

Ky hadith është një prej profecive të Profetit ﷺ; ai lajmëroi për këtë fenomen para se të ndodhte, sakaq ndodhi ashtu siç lajmëroi.

Muslimanët e kanë të ndaluar t'i ngjajnë jobesimtarëve, qoftë në besimet, adhurimet, festat, apo uniformat që janë specifike për ta.

Sqarimi i çështjeve abstrakte me shembuj konkretë është prej metodave të mësimdhënies në Islam.

Zvarraniku (ar. ed dabb) është kafshë, strofulla e së cilës është jashtëzakonisht e errët dhe mban erë të keqe. Është zvarranik që gjendet me të madhe në shkretëtira. Arsyeja e veçimit të stofullës së zvarranikut është fakti se ajo është e ngushtë, e, megjithatë, ata i ndjekin hapat e tyre dhe e pasojnë rrugën e tyre, saqë, nëse do të kishin hyrë në këtë ngushticë kaq të mjerueshme, do të ishin pajtuar me ta! Allahut i kërkohet ndihmë!

التصنيفات

Përngjasimi i ndaluar