إعدادات العرض
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
“Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Indonesia Русский Tagalog اردو 中文 हिन्दी ئۇيغۇرچە Hausa Português Kurdî සිංහල Tiếng Việt Kiswahili অসমীয়া ગુજરાતી Nederlands മലയാളം Română Magyar ქართული Moore ಕನ್ನಡ Svenska Oromoo Македонски ไทย Українська తెలుగు پښتو मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Türkçe አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ Wolof नेपालीالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se kush agjëron një ditë në xhihad (dhe është thënë: në xhihad apo edhe jashtë tij) sinqerisht për hir të Allahut, duke kërkuar shpërblim dhe mirësi prej Tij, atëherë, me mirësinë e Tij, Allahu do ta largojë atë nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet.فوائد الحديث
Neveviu ka thënë: "Vlera e agjërimit në rrugë të Allahut, vlen për atë që nuk dëmtohet nga agjërimi, nuk neglizhon ndonjë të drejtë për shkak të tij dhe nuk pengohet në luftim apo në përmbushjen e detyrave të luftës së tij."
Nxitja dhe motivimi për agjërimin vullnetar.
Është obligim që agjërimi të bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe në kërkim të kënaqësisë së Tij, e jo për syefaqësi, përfitim të reputacionit të mirë apo ndonjë qëllim tjetër.
Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ "në rrugë të Allahut - fi sebilil-lah", mund të nënkuptojë thjesht të pasurit një qëllim të sinqertë (duhet e bërë veprën vetëm për Të), ose se agjërimin e ka bërë ndërkohë që ka qenë luftëtar në betejë. Kuptimi i dytë është ai më i qarti."
Ibn Haxheri ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ shtatëdhjetë vjeshta" i referohet vjeshtës si një periudhë e caktuar e vitit, por këtu nënkupton vitin. Vjeshta është përmendur në vend të stinëve të tjera: verës, dimrit dhe pranverës; sepse ajo është stina më e frytshme, ngase është koha kur mblidhen frutat."
التصنيفات
Agjërimi vullnetar