“Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e…

“Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”

Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibn Ez'herit, ka thënë: “Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ e ndaloi agjërimin në ditët e Bajramit të Fitrit dhe të Kurbanit. Sa i përket Bajramit të Fitrit, ajo është dita e prishjes së agjërimit pas muajit Ramazan, ndërsa sa i përket ditës së Bajramit të Kurbanit, ajo është dita e ngrënies nga kurbanët.

فوائد الحديث

Është e ndaluar të agjërohet në ditët e Bajramit të Fitrit, Bajramit të Kurbanit dhe në ditët e Teshrikut (tri ditët pas ditës së parë të Bajramit të Kurbanit), pasi ato janë të lidhura me ditën e Bajramit të Kurbanit, përveç atij që nuk ka kafshë për kurban, atij i lejohet të agjërojë në ditët e Teshrikut (teksa është në haxh).

Ibn Haxheri ka thënë: "Thuhet se dobia e përshkrimit të këtyre dy ditëve është të tregojë shkakun pse është i obliguar mosagjërimi i tyre. Pra, të bëhet ndarje mes agjërimit dhe Bajramit dhe të shfaqet plotësimi i agjërimit përmes mosagjërimit pas Ramazanit. Ndërsa tjetri për shkak të kurbanit, me të cilin synohet afrimi tek Allahu përmes therjes së tij, me qëllim të ngrënies prej tij."

Pëlqehet që ligjëruesi (hatibi) të përmendë në hutben e tij ato që kanë lidhje me kohën aktuale në aspektin e dispozitave dhe të jetë i kujdesshëm ndaj sezonave të adhurimeve.

Lejueshmëria e ngrënies nga kurbani.

التصنيفات

Gjërat e ndaluara për agjëruesin