“A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e…

“A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.”

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa shokë të Profetit ﷺ i thanë atij: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit i morën shpërblimet: ata falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin prej pasurisë që u tepron (e ne s'kemi për të dhënë). Atëherë Profeti ﷺ u tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve që të jepni? Kështu, çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu ekber) është sadaka, çdo tahmid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lallah) është sadaka, urdhri për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe marrëdhënia intime (me gratë tuaja) është sadaka.” - O i Dërguari i Allahut, a ndodh që të shpërblehemi edhe kur përmbushim epshin tonë? - thanë ata. - “Sikur dikush ta bënte në haram, a do të kishte mëkat? Rrjedhimisht, kur ta bëjë në hallall, do të ketë shpërblim”, - tha Profeti ﷺ.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Disa nga shokët e varfër të Profetit ﷺ u ankuan tek ai për varfërinë e tyre dhe paaftësinë për të dhënë pasuri për bamirësi, për të fituar shpërblimet e mëdha që i fitonin vëllezërit e tyre të pasur, dhe për të bërë vepra të mira si ata. Ata thanë: “Ata e falin namazin siç e falim ne, agjërojnë siç agjërojmë ne, por ata japin nga pasuria e tyre tepricën, ndërsa ne nuk kemi çfarë të japim!” Profeti ﷺ i udhëzoi ata drejt bamirësive që ata mund të bënin dhe u tha: "A nuk ju ka dhënë Allahu diçka që mund ta bëni si bamirësi për veten tuaj? Të thoni subhanallah (I Lartësuar është Allahu) është sadaka për ju. Të thoni Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) është sadaka. Të thoni elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) është sadaka. Të thoni la ilahe il-lAllah (S’ka Zot të denjë për adhurim përveç Allahut) është sadaka. Urdhërimi për të mirën është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, madje edhe kur ndonjëri prej jush bën marrëdhënie intime me gruan e tij, është sadaka. Ata u habitën dhe thanë: "O i Dërguar i Allahut! A do të marrë ndonjëri prej nesh shpërblim për përmbushjen e epshit të tij?" Ai tha: "A nuk e shihni se, nëse ai do ta përmbushte atë në mënyrë të ndaluar, si p.sh. nëpërmjet imoralitetit etj, do të kishte mëkat? Po ashtu, kur e përmbush në mënyrë të lejuar, ka shpërblim.

فوائد الحديث

Shokët e Profetit ﷺ garonin me njëri-tjetrin në vepra të mira dhe ishin të kujdesshëm për të arritur shpërblime të mëdha dhe mirësitë e Allahut të Lartësuar.

Shumëllojshmëria e formave të mirësisë dhe se ato përfshijnë çdo vepër që muslimani e bën me një qëllim të drejtë dhe për një synim të mirë.

Lehtësia dhe thjeshtësia e Islamit; çdo musliman mund të gjejë diçka për të bërë, për të shprehur bindjen e tij ndaj Allahut.

Neveviu ka thënë: “Ky (hadith) është argument se veprat e lejuara mund të kthehen në adhurime përmes qëllimeve të sinqerta. Marrëdhënia intime me bashkëshorten bëhet adhurim, nëse personi synon përmbushjen e së drejtës së gruas, sjelljen e mirë me të, ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Lartësuar, kërkimin e një fëmije të mirë, ruajtjen e ndershmërisë së tij ose të saj, apo pengimin e të dyve nga shikimi i ndaluar, mendimi për të ndaluarën apo dëshira për të, ose për ndonjë qëllim tjetër të mirë.”

Dhënia e shembujve dhe përdorimi i krahasimeve ndihmon që tema të bëhet më e qartë dhe të ketë ndikim më të fortë te dëgjuesi.

التصنيفات

Lëmosha vullnetare, Vlera e dhikrit