“Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste

“Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste

Ibn Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjaku i muslimanit, që dëshmon se vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe se unë jam i Dërguari i Tij, është i lejuar vetëm në këto tri raste: 1.I martuari lavir; 2. Ai që ka vrarë dikë padrejtësisht; dhe 3. Ai që ka dalë nga feja, që njëherazi është ndarë nga xhemati (bashkësia).”

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ në këtë hadith e bëri të qartë se gjaku i muslimanit është i shenjtë (i ndaluar për t’u derdhur), përveç në këto tri raste: I pari: Ai që bie në mëkatin e zinasë, ndërkohë që është martuar me një kontratë të vlefshme (martesore), atëherë lejohet të dënohet me gurëzim deri në vdekje. I dyti: Ai që vret me qëllim, një shpirt të pafajshëm pa të drejtë, vritet sipas kushteve të përcaktuara për këtë rast. I treti: Ai që del nga xhemati (bashkësia e) muslimanëve; qoftë duke braktisur tërë fenë islame, duke bërë riddeh (dezertim), ose duke u ndarë pa bërë dezertim; duke lënë disa pjesë të saj, siç janë rebelët, kusarët dhe kryengritësit e armatosur si havarixhët etj.

فوائد الحديث

Ndalohet kryerja e këtyre tri gjërave, dhe ai që e kryen njërën prej tyre e meriton dënimin me vdekje: qoftë për shkak të kufrit (daljes nga feja), ose si masë ndëshkimore nga ana e sheriatit si në rastin e të martuarit lavir dhe vrasësit i cili vret dikë me dashje.

Detyrimi për ta ruajtur nderin të pastër.

Detyrimi për ta respektuar muslimanin dhe se gjaku i tij është i paprekshëm.

Inkurajimi për të qëndruar pranë xhematit të muslimanëve dhe për të mos u larguar nga ata.

Mënyra e bukur e mësimdhënies nga ana e Profetit ﷺ, ku fjalët e tij ndonjëherë paraqiten me klasifikime; sepse klasifikimet i përmbledhin çështjet dhe i sistemojnë, dhe është më e lehtë për ti mbajtur mend.

Allahu i ka ligjësuar ndëshkimet penale (ar. hudud) për të penguar keqbërësit dhe për të mbrojtur shoqërinë nga krimet dhe dëmet.

Zbatimi i këtyre ndëshkimeve penale është përgjegjësi ekskluzive e sundimtarit.

Shkaqet e dënimit me vdekje janë më shumë se tre, por ato nuk dalin jashtë tyre. Ibnul Arabi Malikiu ka thënë: “Ato në asnjë rast nuk dalin jashtë këtyre të triave, sepse kush bën magji ose fyen ndonjë pejgamber të Allahut, ka bërë kufër, dhe kështu hyn në kategorinë e atij që e ka lënë fenë.”

التصنيفات

Normat që kanë të bëjnë me hudude (dënime të përcaktuara)