إعدادات العرض
“Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”
“Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”
Vail Hadramiu tregon: "Seleme ibn Jezid Xhufiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: "O Profet i Allahut, sikur të na vijnë udhëheqës që na kërkojnë përmbushjen e obligimeve ndaj tyre, por ata nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj nesh, çfarë na urdhëron të bëjmë?" Profeti ﷺ nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri. Prapë nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri për të dytën herë, ose për të tretën. Ndërkohë, Eshath ibn Kajsi e tërhoqi atë nga vetja, e në atë rast Profeti ﷺ iu përgjigj: “Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt සිංහල ئۇيغۇرچە Hausa Kurdî Português தமிழ் Nederlands অসমীয়া Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം Deutsch नेपाली Кыргызча ქართული Moore Magyar తెలుగు Svenska Македонски ಕನ್ನಡ Українська Kinyarwanda Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ Wolof دری አማርኛ Malagasy ភាសាខ្មែរ Lietuviųالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith u pyet për udhëheqësit që kërkojnë të drejtën e tyre nga njerëzit, që t'i dëgjojnë dhe t'iu binden, ndërkohë që ata vetë nuk e kryejnë të drejtën që kanë ndaj popullit, siç është ofrimi i drejtësisë, shpërndarja e plaçkave të luftës, kthimi i padrejtësive dhe trajtimi i barabartë. Çfarë na urdhëron të bëjmë në raport me ta? Profeti ﷺ iu shmang pyetjes së tij, sikur nuk i pëlqeu këto lloj çështjesh. Por pyetësi e përsëriti pyetjen e tij për herë të dytë dhe të tretë, derisa Eshath ibn Kajs (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e tërhoqi pyetësin për ta ndalur. Atëherë Profeti ﷺ u përgjigj dhe tha: "Dëgjoni fjalët e tyre dhe bindjuni urdhrave të tyre, sepse ata mbajnë përgjegjësinë që u është ngarkuar: për të qenë të drejtë dhe për t’u dhënë të drejtat popullit, sikundërqë ju mbani përgjegjësinë që u është ngarkuar për bindje, kryerjen e të drejtave dhe durimin ndaj sprovave.فوائد الحديث
Urdhri për t'i dëgjuar dhe për t’u bindur udhëheqësve (muslimanë) qëndron në çdo rrethanë, për aq sa është në pajtim me kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, edhe nëse ata nuk e kryejnë si duhet detyrën ndaj popullit.
Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e udhëheqësve nuk e justifikon që njerëzit, nga ana e tyre, të mos i përmbushin detyrimet e tyre, sepse secili është përgjegjës për veprën e vet dhe do të japë llogari për mangësitë e tij.
Feja nuk është e ndërtuar mbi parimin e këmbimit, por mbi përmbushjen e asaj që është detyrë, edhe nëse tjetri nuk e përmbush detyrën e tij në raport me tjetrin, ashtu siç përmendet në këtë hadith.
التصنيفات
Detyrat e popullit ndaj prijësit