إعدادات العرض
“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”
“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” Dikush pyeti: "Çfarë mendon nëse vëllai im e ka atë që e them?" Profeti ﷺ tha: “Nëse e ka atë që e thua, pikërisht kjo është përgojim, e, nëse nuk e ka, atëherë i ke bërë shpifje atij.”
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் မြန်မာ Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە සිංහල ไทย دری Fulfulde Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių or Română Kinyarwanda Српски O‘zbek Moore नेपाली тоҷикӣ Oromoo Wolof Soomaali Malagasy Български Українська Azərbaycan ქართული bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron realitetin e përgojimit, që është: përmendja për muslimanin që nuk është i pranishëm diçka që atij nuk i pëlqen, qoftë kjo një nga cilësitë e tij fizike, qoftë morale. Për shembull, i verbri, mashtruesi, gënjeshtari, e cilësi të ngjashme përçmuese, edhe nëse këto cilësi janë të pranishme tek ai. Por, nëse ai nuk i ka ato cilësi që u përmendën, atëherë kjo është më e rëndë se përgojimi, sepse është shpifje ndaj njeriut me diçka që nuk e ka.فوائد الحديث
Metoda e mësimit efikas nga ana e Profetit ﷺ, sepse i trajton çështjet në formë pyetjeje.
Edukata e mirë e sahabëve me Profetin ﷺ, meqë thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri."
I pyeturi kur nuk di diçka, thotë: "Allahu e di më së miri."
Feja e ruan shoqërinë duke ruajtur të drejtat dhe vëllazërinë (islame) mes tyre.
Përgojimi është i ndaluar, përveç në disa raste, për ndonjë dobi, bie fjala, zmbrapsja e padrejtësisë, saqë i shtypuri e përmend atë që i ka bërë padrejtësi tek ai që mund ta marrë të drejtën e tij dhe thotë: "Filani më ka bërë padrejtësi, ose më ka bërë kështu e ashtu." Po ashtu konsultimi për çështjet e martesës, partneritetit ose fqinjësisë e kështu me radhë.