Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!

Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"

[Ky hadith është sahih] [Muttefek alejhi]

الشرح

Profeti ﷺ thekson se kushdo që dëshiron të shkojë në namazin e xhumasë, është e pëlqyeshme për të që të marrë gusl (të lahet), ashtu siç merr gusël nga xhenabeti (të qenët i papastër).

فوائد الحديث

Në këtë hadith pohohet marrja e guslit në ditën e xhuma dhe se një veprim i tillë këtë ditë është sunet, por të merret gusël para se të shkojë në namaz kjo është më mirë.

Të kujdesurit për pastërtinë dhe erën e mirë është nga morali dhe etika e muslimanit, e kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur takon njerëzit dhe qëndron me ta, veçanërisht në tubimet dhe namazet me xhemat.

Fjalët në hadith i drejtohen atij që e ka obligim namazin e xhumasë, sepse ai shkon për ta falur atë.

Pëlqehet për atë që shkon në xhuma të jetë i pastër, të bëjë gusël (të lahet), që të largohen erërat e pakëndshme nga trupi i tij dhe të parfumohet. Por, nëse vetëm merr abdes, kjo është e mjaftueshme për të.

التصنيفات

Gusli, Namazi i xhumasë