إعدادات العرض
Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre
Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
[Hadith hasen]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Tiếng Việt ئۇيغۇرچە Kurdî Hausa Português മലയാളം తెలుగు မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands සිංහල Kiswahili தமிழ் دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Wolof Soomaali Moore Українська Български Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Oromoo Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se njeriu me besimin më të plotë është ai që e ka moralin më të mirë, e kjo arrihet duke e pasur fytyrën të qeshur, duke bërë vepra të mira, duke folur mirë dhe duke e larguar të keqen. Besimtarët më të mirë janë ata që janë më të mirët me gjininë femërore, si: bashkëshortet, vajzat, motrat dhe të afërmet e tyre, sepse ato janë ndër njerëzit më meritorë për të pasur moral të mirë me to.فوائد الحديث
Vlera e moralit të mirë dhe se ai është prej besimit.
Vepra është prej besimit dhe besimi shtohet e pakësohet.
Islami e nderon femrën dhe inkurajon t'i bëhet mirë asaj.