إعدادات العرض
“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو हिन्दी 中文 Kurdî Português অসমীয়া Kiswahili Tagalog አማርኛ ગુજરાતી Tiếng Việt Nederlands සිංහල پښتو Hausa नेपाली ไทย മലയാളം Кыргызча Malagasyالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani nuk merret në llogari për përshpëritjet e këqija të shpirtit që i kalojnë nëpër mendje, përderisa ai nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh me gojë. Allahu e ka hequr përgjegjësinë dhe ka falur, duke mos e ngarkuar umetin e Muhamedit ﷺ për ato që ndodhen në mendje dhe luhaten në shpirt, përderisa nuk zënë vend dhe nuk janë stabile tek ai. Megjithatë, nëse ato janë stabile në zemrën e tij, bie fjala, mendjemadhësia, arroganca, hipokrizia ose, nëse vepron përmes gjymtyrëve ose flet përmes gojës së tij, atëherë për këto njeriu do të merret në llogari.فوائد الحديث
Allahu i Lartmadhëruar nuk e merr në përgjegjësi dhe e fal besimtarin për mendimet që i vijnë shpirtit të tij, për të cilat ai i pëshpërit shpirtit të tij dhe i kalojnë në mendje.
Nëse njeriu mendon për shkurorëzim dhe kjo i kalon në mendje, por ai nuk e shpreh me fjalë e as nuk e shkruan, atëherë kjo nuk konsiderohet si shkurorëzim.
Për pëshpëritjet e shpirtit besimtari nuk ngarkohet me mëkat, sado të mëdha të jenë, përderisa nuk janë stabile në zemrën e tij, nuk vepron sipas tyre dhe nuk i shpreh me fjalë.
Vlera madhështore e umetit të Muhamedit ﷺ, meqë Allahu nuk e merr në llogari për pëshpëritjet e shpirtit, ndryshe nga popujt para nesh.