إعدادات العرض
Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij
Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij
Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që merr abdes dhe e përsos atë, mëkatet do t'i dalin prej trupit të tij, saqë i dalin edhe ato nën thonjtë e tij."
الترجمة
العربية Bosanski English فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Türkçe اردو 中文 हिन्दी বাংলা Español Kurdî Português മലയാളം తెలుగు Kiswahili தமிழ் සිංහල မြန်မာ ไทย Deutsch 日本語 پښتو Tiếng Việt অসমীয়া Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands ئۇيغۇرچە Hausa دری Magyar Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda नेपाली Српски Soomaali Moore Українська Български Tagalog Wolof Azərbaycan ქართული тоҷикӣ bm Македонскиالشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që merr abdes duke i respektuar sunetet dhe normat e abdesit, kjo do të jetë nga shkaqet e shlyerjes dhe faljes së veprave të këqija dhe gjynaheve, "saqë i dalin" mëkatet edhe nën thonjtë e duarve dhe këmbëve të tij.فوائد الحديث
Inkurajimi që t'u kushtohet kujdes mësimit të abdesit, suneteve, normave të tij dhe veprimit me to.
Vlera e abdesit dhe se ai është shlyerje për gjynahet e vogla, por për gjynahet e mëdha duhet pendim.
Kusht për heqjen e gjynaheve është ta përkryesh abdesin dhe ta marrësh ashtu siç duhet, siç e ka sqaruar Profeti ﷺ.
Shlyerja e gjynaheve në këtë hadith është e kushtëzuar me shmangien nga gjynahet e mëdha dhe pendimin për to. Allahu i Lartësuar thotë: "Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla..." (En Nisa, 31)
التصنيفات
Vlera e abdesit