إعدادات العرض
“Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
“Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy gjëra, nëse gjenden ndër njerëz, janë kufër (mosbesim): Fyerja e prejardhjes dhe vajtimi për të vdekurin.”
[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]
الترجمة
العربية বাংলা Bosanski English Español فارسی Français Bahasa Indonesia Русский Tagalog Türkçe اردو 中文 हिन्दी Hausa Kurdî Português සිංහල Nederlands অসমীয়া Tiếng Việt Kiswahili ગુજરાતી پښتو Română മലയാളം Deutsch नेपाली ქართული Moore Magyar తెలుగు Кыргызча Svenska ಕನ್ನಡ አማርኛ Українська Kinyarwanda Македонски Oromoo ไทย Српски मराठी ਪੰਜਾਬੀ دری Malagasy Wolof ភាសាខ្មែរ Lietuvių தமிழ்الشرح
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për dy cilësi te njerëzit që janë nga veprat e jobesimtarëve dhe morali i injorancës (xhahilijetit), e ato janë: E para: Fyerja e prejardhjes së njerëzve, nënvlerësimi dhe mendjemadhësia ndaj tyre. E dyta: Ngritja e zërit gjatë fatkeqësisë si shenjë pakënaqësie ndaj kaderit (përcaktimit të Allahut) ose shqyerja e rrobave nga dëshpërimi i madh.فوائد الحديث
Inkurajimi për thjeshtësi dhe modestia ndaj njerëzve.
Është obligim të durojmë gjatë fatkeqësisë dhe të mos shfaqim pakënaqësi.
Këto vepra janë nga kufri i vogël, kështu që, ai që kryen një prej degëve të kufrit (të vogël) nuk bëhet jobesimtar me atë lloj kufri që e nxjerr nga feja, derisa ta kryejë kufrin e madh (që e nxjerrë prej fesë).
Islami e ndalon çdo gjë që çon në përçarje mes muslimanëve, siç është fyerja e prejardhjes dhe të ngjashme me të.
التصنيفات
Kufri