Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, cila është veçoria që e fut njeriun në Xhenet dhe cila është që e fut në Zjarr?" Ai iu përgjigj: “Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

[Ky hadith është sahih] [E shënon Muslimi]

الشرح

Një burrë e pyeti Profetin ﷺ për dy veçoritë: atë që e shkakton hyrjen në Xhenet dhe atë që e shkakton hyrjen në Zjarr? Kështu, Profeti ﷺ iu përgjigj: "Veçoria që shkakton hyrjen në Xhenet është që njeriu të vdesë duke e adhuruar vetëm Allahun dhe duke mos i bërë shok Atij. Ndërkaq, veçoria që shkakton hyrjen në Zjarr është që një person të vdesë duke i bërë shok Allahut diçka, kështu që i bën Allahut të barabartë e të ngjashëm ndokënd në të drejtën e Tij për t'u adhuruar, në zotrueshmërinë e Tij ose në emrat dhe cilësitë e Tij.

فوائد الحديث

Vlera e teuhidit (monoteizmit) dhe se kushdo që vdes si besimtar, duke mos i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhenet.

Rreziku i shirkut (idhujtarisë) dhe se kushdo që vdes duke i bërë shok Allahut, do të hyjë në Xhehenem.

Monoteistët mëkatarë janë nën dëshirën dhe vullnetin e Allahut: nëse do, i ndëshkon, e, nëse do, i fal dhe pastaj fundin do ta kenë në Xhenet.

التصنيفات

Besimi në Allahun e Lartësuar, Teuhidi uluhije, Vlera e teuhidit