إعدادات العرض
Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas
Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Çdo natë, kur Profeti ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas, e më pas e përshkonte trupin sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur. Kështu vepronte tri herë radhazi."
[Ky hadith është sahih] [E shënon Buhariu]
الترجمة
العربية English မြန်မာ Svenska Čeština ગુજરાતી አማርኛ Yorùbá Nederlands اردو Español Bahasa Indonesia ئۇيغۇرچە বাংলা Türkçe Bosanski සිංහල हिन्दी Tiếng Việt Hausa മലയാളം తెలుగు Kiswahili ไทย پښتو অসমীয়া دری Ελληνικά Български Fulfulde Italiano ಕನ್ನಡ Кыргызча Lietuvių Malagasy Română Kinyarwanda Српски тоҷикӣ O‘zbek नेपाली Kurdî Moore Soomaali Français Wolof Oromoo Tagalog Українська Azərbaycan தமிழ் bm Deutsch ქართული Português Македонски Magyar Русский 中文 فارسیالشرح
Një nga udhëzimet e Profetit ﷺ ishte se, kur binte në shtrat për të fjetur, i bashkonte shuplakat e duarve dhe i çonte ato, - siç bën lutësi gjatë lutjes, - dhe frynte butësisht nga goja e tij me një të fryrë të vogël, e cila përmbante pakëz pështymë dhe i lexonte tri suret: el Ihlas, el Felek dhe en Nas*, e më pas e përshkonte trupin me duart e tij, aq sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur përpara trupit të tij. Kështu vepronte tri herë radhazi.فوائد الحديث
Është e preferuar të lexohet surja el Ihlas dhe ato el Muavidhetejn (suret: el Felek dhe en Nas) para gjumit, të fryhet me to (duart) dhe të përshkohet trupi sa më shumë me duar.